Bomira sh.p.k është një kompani tregtare e e themeluar si një biznes familjar në vitin 1994 me seli ne Ura Vajgurore, Berat. Në aktivitetin bazë të saj ka importin e vajit te lulediellit nga Bullgaria dhe ambalazhimin e tij. Firma ze rreth 30% të tregut vendas. Operacionet e kompanisë mbulojnë importimin, paketimin dhe shpërndarjen e vajit dhe sheqerit në të gjithë Shqipërinë. Te gjitha produktet jane nen marken Bomira dhe jane te mire vendosura në treg, falë cilesise se produkteve dhe marrëdhënieje ne gjata me blerësit tanë. Gjithashtu, firma tregeton me shumice artikuj te ndryshem ushqimore te tregut te brendshem dhe te jashtem.

Per te rritur cilesine e produkteve, firma Bomira investoi ne drejtimin e prodhimit te eneve plastike, te nevojshme per ambalazhimin e produkteve ushqimore si vaj, uje dhe produktet e bulmetit. Linja e prodhimit te produkteve plastike ofron nje game te gjere formatesh dhe formash duke iu pergjigjur te gjitha kerkesave te klienteve tane.

Në përgjithësi, veprimtaria jonë synon përmbushjen e nevojave dhe preferencave të konsumatorëve tanë, duke ofruar produkte me cilësi më të mirë, në sasi të dëshiruara dhe çmime konkuruese. Bomira Sh.p.k dhe produktet e saj janë të certifikuara nga HACCP dhe ISO 9001: 2008. Shoqeria Bomira zë rreth 30% te tregut vendas. Firma ka filiale në qytetet kryesore të Shqipërisë si: Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Gjirokaster, Sarande, Lac, Lushnje dhe Vlore të cilat drejtohen nga selia e firmës.

Bomira sh.p.k zotëron një sipërfaqe prej 220,000 m² në Uren Vajgurore dhe ne baze te politikes shteterore Shqiperia 1 Euro, firma ka marr me qera per 20 vjet rreth 14 000 m2 per te zgjeruar aktivitetin e saj.